Gjendet skeleti 4,000 vjeçar i një ‘alieni’ (Foto)

Forma e kafkës së këtij skeleti të sapo-zbuluar ka bërë që disa njerëz të besojnë se kjo është një dëshmi që i përgjigjet pyetjes nëse jemi të vetëm në univers.

Fun

28/07/2015 16:07

Çfarë nuk është në dyshim është se kafka ishte e zgjatur në mënyrë të konsiderueshme, dhe sipas ekspertëve, i përkiste një gruaje të një fisi të lashtë që jetonin në Ukrainë.

Hulumtuesja Maria Makurova ka konfirmuar për agjencinë ruse të lajmeve TASS: “Ne kemi gjetur një skeleton të rrallë”.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë se skeleti i përkiste një gruaje nga fisi Sarmati që jetoi në territoret e asaj që në ditët e sotme njihet si Ukrainë, Kazakistan dhe Rusi Jugore”, thotë ajo, transmeton Lajmi.net.

PAY-skull (1)

“Kafka e saj ishte në formë veze të zgjatur, ndoshta për shkak që fisi i lidhte kokat e fëmijëve me litar. Kjo ishte një traditë e këtij fisi”, shton ajo.

Ajo nuk pranoi të komentojë mbi spekulimet e vizitorëve të huaj se ky skelet mund të jetë i një alieni të lashtë, për shkak që momentalisht ajo thotë se janë duke hulumtuar traditën e këtij fisi dhe arsyen pse ua lidhnin kokat fëmijëve për t’ua zgjatur. (Lajmi.net)