Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Viti

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku po jetonte vetëm në Viti. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është…

Lajme

19/11/2026 09:43

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku po jetonte vetëm në Viti.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/