Gjendet pa shenja jete një person në Jelloc të Klinës

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 06:20 në fshatin Jelloc të Klinës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete.…

Lajme

29/09/2026 10:00

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 06:20 në fshatin Jelloc të Klinës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur Rugova.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Lajmi.net/