Gjendet i vdekur një 69-vjeçar në shtëpinë e tij në Skenderaj, Policia nis hetimet

Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur…

Lajme

29/10/2025 18:27

Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin  Likoc te Skenderaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë  Zahiti. /Lajmi.net/