Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Numër i lartë i rasteve të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë. Vetëm gjatë këtij 24 orëshi, në Policinë e Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të tilla, shkruan lajmi.net. Rastet janë raportuar në Prishtinë, Graçanicë, Gjakovë e Skenderaj. Rastet e raportuara: Prishtinë 21.01.2025–10:00. Viktima femër kosovare raporton se kishte mosmarrëveshje me të…
Lajme
Numër i lartë i rasteve të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Vetëm gjatë këtij 24 orëshi, në Policinë e Kosovës janë regjistruar gjashtë raste të tilla, shkruan lajmi.net.
Rastet janë raportuar në Prishtinë, Graçanicë, Gjakovë e Skenderaj.
Rastet e raportuara:
Prishtinë 21.01.2025–10:00. Viktima femër kosovare raporton se kishte mosmarrëveshje me të dyshuarin m/k e cila kishte jetuar disa vite me të dhe kishte vendosur që të ndahet nga i dyshuari dhe të jeton me djalin e saj. Sipas viktimës i dyshuari e kërcënon përmes telefonit dhe i shkon ne vendin e saj te punës dhe i pengon . Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Graçanicë 21.01.2025, 15:00. Dyshohet se djali i viktimës f/k, i dyshuari m/k nën ndikim të alkoolit dhe me probleme psikike e kishte sulmuar si dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 19.01.2025-14:00. Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë. Njësiti policor gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar. Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 21.01.2025– 07:00. Është arrestuar një i dyshuar m/k pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 21.01.2025, 20:10. Dyshohet se bashkëshorti i viktimës f/k, i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 20.01.2025, 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në të gjitha këto raste të dhunës në familje, viktima është e gjinisë femërore. /Lajmi.net/