“E vërteta gjithmonë”, Lirim Mehmetaj reagon pas zhvillimeve të fundit me familjen Geci

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen e tij me familjen Geci. “E Vërteta Gjithmonë”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij të fundit. Reagimi vjen pas deklarimeve të gazetarit në emisionin Debat Plus, ku ai tha se ishte kërcënuar lidhur me një…

Lajme

12/10/2026 23:43

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen e tij me familjen Geci.

“E Vërteta Gjithmonë”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij të fundit.

Reagimi vjen pas deklarimeve të gazetarit në emisionin Debat Plus, ku ai tha se ishte kërcënuar lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, dhe tha se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, në media është raportuar se Gani Geci është shoqëruar në polici, por deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.