Maqedonci: “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin dhe profesionalizmin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar se ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë. “Ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë…

Lajme

12/10/2026 23:40

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar se ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

“Ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdon ndërtimi i një force moderne dhe profesionale.

“Përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdojmë të ndërtojmë një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj”, ka deklaruar ministri.

Maqedonci ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” është realizuar në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.