Gjakova fiton me IPPON çerekfinalen kundër bullgares, kalon në gjysmëfinale

Nora Gjakvoa ka siguruar një vend në mesin e katër më të mirave në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 13:49

Gjakova në këtë turne garon në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe deri më tani ka pasur paraqitje fantastike.

Në dy duelet e para, Gjakova mposhti xhudisten ruse Dzhigaros dhe atë nga Bregu i Fildishtë, Dabonne, shkruan lajmi.net.

Në fazën çerekfinale, kosovarja kishte përballë xhudisten nga Bullgaria, Ivelina Ilieva.

Edhe këtë ndeshje Gjakova arriti ta fitonte, duke triumfuar me IPPON. Në gjysmëfinale ajo përballet me Miryam Roper/Lajmi.net/