Giroud kërkon ndihmë nga Man Utd

20:25 | 17 Prill 2014

Giroud synon pozitën e katërtë

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud shpreson se Manchester United do të mposhtë Evertonin të dielën në Goodison Park, duke i bërë një favor gjigantit londinez, në garë për pozitën e katërt në Premierligë.

Olivier Giroud dëshiron që Manchester United të mposht Evertonin të dielën në mënyrë që Arsenali të shtonte gjasat e përfundimit në pozitën e katërt në Premierligë.

Gjiganti londinez ka aktualisht një pikë më tepër se ekipi i menaxherit Roberto Martinez, do të garantojë kalimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve nëse fiton secilën prej katër ndeshjeve të mbetura.

Por, Giroud i ka bërë thirrje Unitedit që t’i asistojë atyre duke e mposhtur Evertonin në Goodison Park ku David Moyes do të ndeshet me ish skuadrën e tij.

“Ne duhet t’i fitojmë katër ‘finalet’ tona sepse nuk e kemi fatin në duart tona”, deklaroi Giroud për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.

“Shpresoj që Manchester United të mposht Evertonin këtë fundjavë. Kurse, ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet tona”, u shpreh ai.