Gili feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushë

Këngëtarja e njohur si Gili, feston sot ditëlindjen e 50-të.

ShowBiz

21/05/2016 11:30

Fefzije Berani, e njohur për publikun si Gili, feston sot pesëdhjetë vjetorin e lindjes.

Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të estradës sonë, aktive në skenën muzikore që nga vitet e 80-ta, shkruan lajmi.net.

Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe do të dëgjohen për shumë kohë.

Gëzuar ditëlindjen, Gili! /lajmi.net