Gërvalla: Duke e pa përkrahjen për Presidenten Osmani, dërguam kërkesë në Kushtetuese
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila tashmë dihet se nuk ka marrëdhënie të mira me Presidenten Osmani, ka folur pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Kosovës. Çuditërisht, edhe pse VV nuk e kandidoi për presidente, znj. Osmani, e njëjta fajëson opozitën që “nuk pati votë për Presidenten Osmani”. Ndër të…
Lajme
“Sepse opozita nuk pati votë për zonjën Osmani. Prandaj ne edhe proceduam sot si Grup Parlamentar kërkesën për amandamentimin e kushtetueses me qëllim që Prsidentja të zgjedhet nga qytetari, duke parë një përkrahje të Presidentes Osmani tek qytetarët e Republikës së Kosovës. është për keqardhje që nuk gjetëm mbështetjen nga deputetët as për kërkesën e Presidentes dhe as për zgjedhjen e Presidentit të ri. Unë dua të jem pozitive dhe shpresoj që nesër, disa nga deputetët që hapur e kanë bojkotuar sot seancën t’i thërrasin mendjes, të vjnë e e të zgjedhin Presidentin e vendit, ta ndryshojmë formën me të cilën zgjedhet Presidenti i Kosovës. Nuk e besoj që kemi arsye të shkojmë në zgjedhje sepse procesi ka nisur dhe do të përpiqemi që t;i vazhdojmë seancat”.