Gërvalla, Bogujevci, Dimal Basha e shumë ministra munguan sot në seancë- Kush nga LDK-ja po ashtu mungoi sot?

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për ndryshimet mbi Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tashmë ky Ligj është votuar në lexim të parë, me 91 vota për. Në këtë seancë të pranishëm nuk ishin disa prej deputetëve shqiptarë, si dhe ata të Listës Serbe. Të pranishëm nuk janë shumë nga deputetët e LDK-së, siç…

Lajme

05/10/2026 11:19

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për ndryshimet mbi Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Tashmë ky Ligj është votuar në lexim të parë, me 91 vota për.

Në këtë seancë të pranishëm nuk ishin disa prej deputetëve shqiptarë, si dhe ata të Listës Serbe.

Të pranishëm nuk janë shumë nga deputetët e LDK-së, siç janë: Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Besian Mustafa .

Poashtu në këtë seancë munguan edhe deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci.

E një numër i madh i ministrave nuk morën pjesë po ashtu.

Donika Gërvalla, Saranda Bogujevci, Dimal Basha, Artane Rizvanolli e ministra të shumtë zgjodhën që të mos marrin pjesë në këtë seancë.

Tashmë ky Ligj për Specialen është votuar me 91 vota në lexim të parë, duke pritur se çka do të bëhet tutje.

Pas përfundimit të kësaj pike, Ramush Haradinaj lëshoi sallën, kurse Fatos Geci u kthye në sallë./Lajmi.net/