Gerrard: Liverpooli mund ta fitojë titullin
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard i ka paralajmëruar rivalët se ekipi i tij do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon, pas fitores sensacionale ndaj Manchester Unitedit. Gerrard ishte në formë të shkëlqyeshme, duke shënuar dy gola nga penalltia, për ta udhëhequr ekipin e Brendan Rodgers në fitoren 3:0 në Old…
Sport
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard i ka paralajmëruar rivalët se ekipi i tij do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon, pas fitores sensacionale ndaj Manchester Unitedit.
Gerrard ishte në formë të shkëlqyeshme, duke shënuar dy gola nga penalltia, për ta udhëhequr ekipin e Brendan Rodgers në fitoren 3:0 në Old Trafford, edhe pse përfaqësuesi anglez dështoi në penalltinë e tretë. Ndërkaq, golin e tretë dhe të fundit për mysafirët e shënoi Luis Suarez.
“Ne erdhëm këtu për ta fituar lojën, është e vështirë, por ne do ta marrim çdo lojë me seriozitet. Do ta shijojmë këtë fitore sonte, por ne duhet të lëvizim shpejtë. Sot e vërtetuam se jemi kandidatë për titull dhe do të luftojmë për këtë”, deklaroi Gerrard për Sky Sports.
“Ne besojmë për këtë. Por, e kam thënë disa herë, në futboll gjëja më e lehtë është të flasësh. Ne duhet të luajmë ndaj Cardiffit njëjtë si me Unitedin sot. Duhet t’i fitojmë shumë ndeshje deri në fund të sezonit”, vazhdoi 33 vjeçari.
Gerrard i përshëndeti edhe paraqitjet e Daniel Sturridge e Luis Suarez.