Kryetari i shoqatës së të pagjeturve në Podujevë, Latif Mehmeti, tha që dyshimet janë se gjendet në trup por deri tani nuk janë hasur në asnjë fakt.
Mehmeti bëri të ditur se gërmimet në fshatin Lupç do të vazhdojnë edhe për disa orë ndërsa për fshatin Majac ende nuk është konfirmuar.
Ai tha se janë saktësisht 41 persona të pagjetur dhe ka 5 vjet që nuk është gjetur asnjë trup i zhdukur që nga lufta në Kosovë.