Gerardo Romero: Kounde prezantohet te Barcelona sot ose nesër

Gazetari i afërt me klubin e Barcelonës, Gerardo Romero, është shprehur optimist se mbrojtësi Julas Kounde do të prezantohet së shpejti te klubi katalunas. Ai madje përcakton një limit kohor, duke thënë se zyrtarizimi i francezit pritet të ndodhë në mes të shtunës dhe të dielës, transmeton lajmi.net. Romero insiston se tanimë çdo gjë është…

Sport

23/07/2022 14:50

Gazetari i afërt me klubin e Barcelonës, Gerardo Romero, është shprehur optimist se mbrojtësi Julas Kounde do të prezantohet së shpejti te klubi katalunas.

Ai madje përcakton një limit kohor, duke thënë se zyrtarizimi i francezit pritet të ndodhë në mes të shtunës dhe të dielës, transmeton lajmi.net.

Romero insiston se tanimë çdo gjë është kryer sa i përket kësaj çështjeje, me “blaugranat” që vepruan shpejt, por në qetësi, në lidhje me lojtarin.

Katalunasit mposhtën konkurrencën e Chelseas të cilët po ashtu ishin të interesuar për të.

Orët e ardhshme do të jetë vendimtare për ta përcaktuar të ardhmen e 23-vjeçarit, e cila, me shumë gjasë, do të jetë në “Camp Nou”. /Lajmi.net/