Geradro Romero: Barcelona dhe Leeds United shumë afër arritjes së marrëveshjes për Raphinha

Barcelona dhe Leeds United janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sulmuesin Raphinha.

Sport

01/07/2022 20:09

Kështu të paktën njofton gazetari i afërt me klubin katalunas, Gerardo Romero, transmeton lajmi.net.

Mësohet se “blaugranat” kanë ofruar 60 milionë euro për të, shumë kjo e cila pritet të pranohet nga drejtuesit e skuadrës angleze.

Sa i përket situatës së lojtarit me Chelsean, me sa duket, “blutë” duhet të heqin dorë nga lojtari pasi i njëjti nuk ka interes për të luajtur në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/