Gecaj ironizon Molliqajn, e quan revolucionar komunist kundër liberalizimit të vizave

Zëvendësministri i Adminsitrimit dhe Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të VV-së, Dardan Molliqajt, që ka thënë se ata nuk e duan liberalizimin e vizave

Lajme

04/03/2017 18:57

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Gecaj ka ironizuar duke thënë se revolucionarët komunistë, më parë hajnë bari se t’i dorëzohen imperialistëve perëndimorë, transmeton lajmi.net

Lexo postimin e plotë të Gecajt:

Dardan Molliqaj: “Jo falëminderi, nuk e dojmë liberalizimin”….

….sepse ne, revolucionarët komunistë, më parë hajmë bari se sa ti dorëzohemi imperialistëve perëndimorë!

Lexoni edhe:

Molliqaj kundër Mogherinit: Nuk duam liberalizim të vizave