Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar konstituimn e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë Kurti IV. Ai tha se tashmë është gjithçka e qartë dhe se për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër. “E kemi thënë që nga fillimi: konstituo Kuvendin, formo Qeverinë, zgjidhi dilemat…

Lajme

14/09/2026 08:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar konstituimn e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë Kurti IV.

Ai tha se tashmë është gjithçka e qartë dhe se për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër.

“E kemi thënë që nga fillimi: konstituo Kuvendin, formo Qeverinë, zgjidhi dilemat kushtetuese – pastaj Presidenti. Dy muaj e gjysmë u humbën me lojëra e kalkulime. Sot faktet dëshmuan se kishim të drejtë. Nga sot janë 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit, plus çdo kohë shtesë që mund të sjellë një masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese. Tash nuk ka më alibi. Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër”, ka shkruar Gashi./Lajmi.net/