Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi

Është gjithçka punë e kryer tani. Gareth Bale do të largohet nga skuadra e Real Madrid.

Sport

15/02/2022 08:10

Tash e disa kohë me probleme te Real Madridi, Gareth Bale më në fund po shkon te fundi i kontratës së tij me ‘Los Blancos’.

Carlo Ancelotti ka konfirmuar në mënyrë indirekte faktin se lojtari do të largohet nga Madridi në muajin qershor.

“Bale ka pasur lëndime, pastaj fundi i kontratës së tij – ai mund të mos jetë në nivelin e duhur të motivimit, por dëshiron ta mbyll këtu, siç e meriton”, ka thënë Bale, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme për Bale që ta përfundojë karrierën këtu”, shtoi italiani.

Bale nuk ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Real Madrid tash e disa sezone. Golfi ka qenë pjesa me të cilën ai është argëtuar më shumë gjatë këtyre viteve, anash angazhimeve me kombëtaren e Uellsit. /Lajmi.net/