Galatasaray, skuadra e parë që bashkohet me dhimbjet e viktimave në Zelandën e Re

Një sulm i tmerrshëm terrorist ka ndodhur në një xhami në Zelandën e Re, ku kanë mbetur të vdekur 49 persona.

Sport

15/03/2019 10:00

Një terrorist 28 vjeçar australian ka kryer sulm në një xhami në Zelandën e Re, duke vrarë 49 vetë.

Skuadra e futbollit, Galatasaray, është skuadra e parë që ka shprehur ngushëllimet dhe ka bashkëndje me viktimat e këtij sulmi.

“Të gjithë në Galatasaray shprehin ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që janë prekur nga sulmi terrorist në Zelandën e Re”.

“Dhuna nuk ka vend në botën tonë dhe duhet të dënohet kudo që të ndodhë”./Lajmi.net/