Futi Mozzikun në ambientet e shtëpisë, ky është dënimi që mori Donaldi

Mozziku ishte i ftuar të premten të performojë për banorët.

ShowBiz

01/02/2022 22:23

Por ai hapur tregoi mbështetjen për Donaldin, dhe kjo gjë nuk iu pëlqeu banorëve, shkruan lajmi.net.

Donaldi gjithashtu theu një rregull duke futur brenda ambientit të shtëpisë reperin.

Se theu rregullat dhe se do të marrë dënim gjatë spektaklit të sontëm Donaldit iu komunikua nga ‘Vëllau i Madh’ përmes një zarfi të zi.

Sërish kjo gjë përplasi banorët mes vete ku e diskutuan sërish këtë situatë edhe gjatë transmetimit.

Dënimi që Donaldi morri për këtë thyerje të rregullës është se ai shkon në nominim dhe nuk merr pjesë në televotimin për banorin që shkon në finale.

Ndërsa sonte është hapur një televotim për finalistin e parë./Lajmi.net/