DASh mohon se Escobar është shkarkuar: Në javët në vijim merr tjetër detyrë

Politologu, Fidan Ukaj, njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend dhe atyre ndërkombëtare ka komentuar lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka larguar nga detyra Gabriel Escobar-in si i ngarkuar për Ballkanin. Ukaj ka thënë se shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana…

Lajme

07/05/2024 08:31

Politologu, Fidan Ukaj, njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend dhe atyre ndërkombëtare ka komentuar lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka larguar nga detyra Gabriel Escobar-in si i ngarkuar për Ballkanin.

Ukaj ka thënë se shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues në adresë të zotit Escobar, raporton EO.

“Në fakt ne e pamë një reagim, po ashtu një përgënjeshtrim të lajmit të tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues ose do të ishte një konflikt interesi në adresë të zotit Escobar. Mendoj që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të përgjigjet duke demantuar një gjë të tillë dhe të vazhdojë duke treguar nëse zoti Escobar do ta marrë një angazhim të ri”, ka thënë Ukaj.

Ukaj mendon se nëse do të ishte një konflikt interesi, Escobar nuk do ta merrte angazhimin si përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Ai ka shtuar se i njëjti ka pasur rol të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një lajm të tillë e përgënjeshtroi që i bie që të jetë gënjeshtër e atyre mediave të cilat e kanë publiku dhe mendoj që paraprakisht për angazhimin e diplomateve, zyrtarëve amerikanë në këtë rast të zotit Escobar, mendoj se të gjithë diplomatët kalojnë nëpër filtra të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se nuk kish pas mundësi me ik një konflikt i tillë interesi ashtu siç është raportu. Por nëse do të ishte një konflikt i tillë interes Escobar nuk do ta merrte angazhimin me qenë përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor e që rol të madh ka dhënë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ukaj.