Pahor: Nuk jap intervista deri në zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë

Ish Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se deri sa të ketë vendim përfundimtar për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, nuk do të jep deklarata. Ai këtë e tha në një postim në platformën “X”. “Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga…

Lajme

07/05/2024 10:08

Ish Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se deri sa të ketë vendim përfundimtar për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, nuk do të jep deklarata.

Ai këtë e tha në një postim në platformën “X”.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.” /Lajmi.net/