Futbollisti shqiptar i ka thënë Sulejmanit të mos frikësohet (FOTO)

Taulant Seferi, që luan së bashku me Miralem Sulejmanin te Young Boys, ka treguar se i ka thënë përfaqësuesit serb, që mos të ketë frikë për ndeshjen në ‘Elbasan Arena’, ndaj Shqipërisë.

Sport

05/10/2015 15:30

Seferi i ka thënë Sulejmanit se shqiptarët në shtëpi e respektojnë edhe armikun, andaj ai s’ka pse të frikësohet për këtë ndeshje.

“Disa herë kemi diskutuar për ndeshjen mes Shqipërisë e Serbisë. Ai është i vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë në Elbasan Arena dhe nuk ndjehet aspak i sigurt. Mirëpo, unë i kam thënë se shqiptarët e kanë traditë që në vend të vet të respektojnë edhe armikun më të madh të tyre”, ka deklaruar Seferi.

“Sulejmani ka mendim të mirë për Shqipërinë dhe thotë se ata kanë për qëllim të kualifikohen në Euro 2016. Prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare nuk njihte ndonjë përveç që kishte luajtur disa herë kundër Lorik Canës”, ka shtuar më tej talenti shqiptar.