Futbollisti i Shqipërisë “fitoi” 600.000 euro nga ndeshja me Francën (FOTO)
Ledian Memushaj ka përfituar shumë nga paraqitja pozitive në ndeshjen kundër Francës.
Sport
Shqipëria u mposht nga Franca me rezultat 2:0.
Por, Ledian Memushaj ka përfituar shumë nga paraqitja pozitive në ndeshjen kundër nikoqirit të “Euro 2016”.
Mesfushori i Pescaras para ndeshjes vlente 1 milion euro, sipas “Transfermarkt.de”, përcjell “Lajmi.net”.
Ndërkohë, vetëm një ditë pas ndeshjes kundër Francës, “transfermarkt” njofton se ai tashmë vlen plot 600 mijë euro më tepër (1.6 milion).
Memushaj në sezonin e ri do të luajë me Pescaran në Serie A.
