Futbollisti kroat turpëron Messin (Video)
Futbollisti kroat Marin Leovac e dribloi në mënyrë të jashtëzakonshme sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, gjatë miqësores së skuadrave në Upton Park të mërkurën.

Sport
Argjentina mposhti Kroacinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Upton Park të mërkurën me rezultat 2:1.
Golin e fitores për Gauçosët e shënoi sulmuesi Lionel Messi nga penalltia. Por, jo gjithçka ishte në rregull për yllin më të madh të Barcelonës.
Në një duel gjatë pjesës së dytë, futbollisti kroat Marin Leovac i bëri Messit atë që ai ua bënë shpeshherë futbollistëve kundërshtarë, ia futi topin ndër këmbë duke e dribluar në mënyrë të përkryer. Shikojeni.