​Futbollisti kosovar pëson arrest kardiak në fushë

Alban Rexhepi, futbollisti i skuadrës Vllaznia Pozheran, sot ka pësuar një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Ligës së Parë kundër Flamurtarit.

Sport

24/04/2022 21:43

Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja zyrtare e klubit, lojtari pati probleme shëndetësore të shfaqura në pjesën e dytë dhe nga vizitat e bëra në Qendrën Klinike Universitarë në Prishtinë u mësua se ai kishte arrest kardiak dhe është bërë një intervenim i menjëhershëm duke ia vendosur një stendë.

Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky është njoftimi i plotë i skuadrës Vllaznia Pozheran

Sqarim,

Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të pjesëlojës së dytë,

Pas vizitës në QKUK, u konstatua që kishte një arrest kardiak, Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë.

Albani, tani eshte ne gjendje stabile dhe ka filluar të e merr vetën,

Një falenderim të veçantë për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.

Albanit shërim të shpejtë!

KF Vllaznia/Pozheran.