Futbollisti i kërkuar nga Reali, blen shtëpi në Barcelonë (FOTO)
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka blerë një shtëpi në qytetin e Barcelonës.
Sport
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba kërkohet nga Real Madrid.
Por, ai ka ndezur spekulimet rreth transferimit në Spanjë, por tek rivali i madh i “Los Blancos”, Barcelona.
Reprezentuesi francez ka blerë një shtëpi në qytetin katalan, raporton e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “Lajmi.net”.
Mirëpo, drejtori i kompanisë “Proto Group Ltd” që është duke u marrë me shitblerjen ka insistuar se kjo nuk është një shenjë se Pogba do të nënshkruajë me Barcelonën.
“Blerja e shtëpisë në Barcelonë nuk ka lidhje me futbollin, është thjesht një investim nga Pogba”, u shpreh ai.