Futbollisti i ndytë

Një femër ka zbuluar se futbollisti Steven Fletcher i dërgoi një seri xhirimesh seksuale me veten e tij, dhe e luste atë t’i dërgonte diçka në kthim. Sulmuesi i Sunderlandit – i cili ka një vajzë me të dashurën e tij – dukej i shtrirë i zhveshur në shtrat në disa prej shtatë xhirimesh dhe…

Sport

19/01/2014 19:00

Një femër ka zbuluar se futbollisti Steven Fletcher i dërgoi një seri xhirimesh seksuale me veten e tij, dhe e luste atë t’i dërgonte diçka në kthim.

Sulmuesi i Sunderlandit – i cili ka një vajzë me të dashurën e tij – dukej i shtrirë i zhveshur në shtrat në disa prej shtatë xhirimesh dhe fotografive, raporton tabloidi britanik The Sun.

Femra – që nuk e ka takuar asnjëherë 26-vjeçarin Fletcher – tha: “Ai nuk më njeh aspak, dhe më ka dërguar xhirime të vetes i shtrirë në shtrat, i zhveshur.

Filloi gjatë natës dhe vazhdoi deri në mëngjes, mesazhe, fotografi dhe xhirime. Xhirimet janë shokuese dhe nuk ka të mohuar se është ai. Ai nuk është aspak i marrshëm, kjo është e sigurt”.

Fletcher me të dashurën e tij, Rachel Monaghan

Ajo ka thënë se për herë të parë dëgjoi për futbollistin e Premierligës kur ai filloi ta përcjell atë në rrjetin social Instagram, një muaj më parë. Prej aty ata janë bërë miq edhe në platformën për shpërndarjen e fotografive në Snap Chat.

“Kontakti i tij i parë ishte krejtësisht i pafajshëm. Nuk e di nëse kemi miq të përbashkët ose si doli tek unë. Nuk jam person që kaloj kohë duke biseduar me këdo. Nuk di asgjë rreth futbollit. Është dashur ta kërkoj në Google për të mësuar se kush është”, shtoi ajo për The Sun.

Rachel Monaghan është modele

Veprimet e Fletcherit – i cili ka pagë prej 70 mijë funtesh në javë – do të hidhërojnë Sunderlandin, ku drejtorja ekzekutive Margaret Byrne tha për The Sun: “Nuk do të toleroj çfarëdo sjellje që njolloj emrin e këtij klubi”.