Futbollisti 25 vjeçar vdes nga koronavirusi

Roman Guman, futbollist bolibian, ka vdedkur në moshën 26 vjeçare, pas infektimit me koronavirus, pas qëndrimit në spital për disa javë.

Sport

30/05/2020 10:33

Roman Guman, futbollist bolivian, ka vdekur në moshën 26 vjeçare, pas infektimit me koronavirus, pas qëndrimit në spital për disa javë.

Guzman ishte pjesë e Univeristeti, skuadër kjo e Divizionit të Dytë në Bolivi. Ai vinte nga Beni, vendi që është më i rrezikuar nga pandemia e koronavirusit në Bolivi, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.

Futbollisti gjithashtu nga koronavirusi kishte humbur edhe babanë e tij, Belizario Roman dhe xhaxhanë Luis Carmelo Roman.

Guzman më parë ka luajtur edhe për ekipin e të rinjve të Bolivisë, ndërsa në elitën e futbollit të këtij vendi kishte veshur fanellën e Nacional Potosi.

Në Beni, qytet me 420 mijë banorë, ka 1200 të infektuar dhe 77 persona të vdekur nga koronavirusi. Në Bolivi, gjithsej ka 300 vdekje nga kjo pandemi./Lajmi.net/