Futbollistët më të shpejtë

Përveç numrit të golave dhe statistikave tjera të cilat bëjnë krahasimin mes futbollistëve, një tjetër kategori është shpejtësia e tyre. Sipas të dhënave të publikuar nga uebfaqja zyrtare e FIFA-së, të publikuara nga e përditshmja sportive spanjolle Marca, mesfushori i Manchester United, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë, në gjendje të vrapojë…

Sport

23/10/2013 20:30

Përveç numrit të golave dhe statistikave tjera të cilat bëjnë krahasimin mes futbollistëve, një tjetër kategori është shpejtësia e tyre.

Sipas të dhënave të publikuar nga uebfaqja zyrtare e FIFA-së, të publikuara nga e përditshmja sportive spanjolle Marca, mesfushori i Manchester United, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë, në gjendje të vrapojë deri në 35.1 kilometra në orë.

Menjëherë pas tij vjen përforcimi i ri i Real Madridit, Gareth Bale, kurse ‘podiumin’ e kompleton mesfushori i Tottenham Hotspur, Aaron Lennon.

Cristiano Ronaldo del të jetë i katërti me 33.6 kilometra në orë, ndërsa pas tij vijnë Theo Walcott, Lionel Messi e Wayne Rooney.

Renditjen e top 10 futbollistëve më të shpejtë e përmbyllin dy yjet e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe Arjen Robben, kurse i dhjeti gjendet Alexis Sanchez me 30.1.