Futbollistët kërkuan shkarkimin e Sampaolit, por shikoni çfarë ka bërë tani Federata

Presidenti Claudio Tapia pas një takimi me Sampaolin ka vendosur të mos e shkarkojë atë.

Sport

24/06/2018 09:57

Jorge Sampaoli nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit te Argjentina.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat latine pranë Federatës së Futbollit të Argjentinës, përcjellë “Lajmi.net”.

Presidenti Claudio Tapia pas një takimi me Sampaolin ka vendosur të mos e shkarkojë atë.

Ndërkohë, kërkesën për largimin e Sampaolit e kanë bërë disa prej lojtarëve të ekipit.

Situata kësisoj është totalisht kaotike te Argjentina, para ndeshjes ndaj Nigerisë e cila do të jetë kyçe për kalimin e grupit ose shkuarjen në shtëpi. /Lajmi.net/