Futbolli në zi, vdes legjenda gjermane Gerd Muller
Bayern Munich ka marrë një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme.
Sport
Legjenda e futbollit dhe një nga golashënuesit më të mirë në histori të këtij sporti, Gerd Muller ka vdekur në mengjesin e sotëm, në moshën 75 vjeçare.
Gerd Müller bëri histori me kampionët rekordormen gjermanë, Bayern dhe me ekipin kombëtaren gjermane gjithashtu.
Ai kishte shënuar 566 gola në 607 ndeshje kompetitive për FC Bayern dhe vendosi rekordin e pabesueshëm të 365 golave në Bundesliga, duke u zgjedhur gjithashtu golashënuesi më të mirë plot shtatë herë.
Për kombëtaren gjermane ai shënoi 68 herë në vetëm 62 ndeshje.
“Bomberi i kombit”, i cili erdhi në FC Bayern në verën e vitit 1964, fitoi një herë Kupën e Botës, tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Fituesit të Kupës Evropiane.
Ai ishte gjithashtu katër herë kampion i Gjermanisë dhe katër herë fitues i Kupës DFB. Me ekipin kombëtar ai u bë kampion evropian në 1972 dhe kampion bote në 1974, duke shënuar golin e fitores në finalen në Mynih kundër Holandës. Pas karrierës së tij, ai qëndroi me klubin për një kohë të gjatë si trajner për fushën e të rinjve. Ai ka lënë pas gruan e tij Uschi dhe një vajzë.
President i klubit të Bayern, Herbert Hainer ka deklaruar se sot është një ditë e zezë për Bayern dhe gjithë tifozët e tij.
“Sot është një ditë e trishtuar dhe e zezë për FC Bayern dhe të gjithë tifozët e tij. Gerd Müller ishte sulmuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë – dhe një person i shkëlqyer, një personalitet në futbollin botëror. Ne jemi të bashkuar në pikëllim të thellë me gruan e tij Uschi dhe familjen e tij. Pa Gerd Müller, FC Bayern nuk do të ishte klubi që ne të gjithë e duam sot. Emri i tij dhe kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë.”
Edhe ish portieri i klubit gjerman, Oliver Kahn ka deklaruar se arritjet e tij do të jenë të pakrahasueshme në historinë e Bayern.
“Lajmi për vdekjen e Gerd Müller na ka prekur të gjithëve thellësisht. Ai është një nga legjendat më të mëdha në historinë e FC Bayern, arritjet e tij janë të pakrahasueshme deri më sot dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë së madhe të FC Bayern dhe gjithë futbollit gjerman. Si lojtar dhe si person, Gerd Müller qëndron si askush tjetër për FC Bayern dhe zhvillimin e tij në një nga klubet më të mëdhenj në botë. Gerd do të jetë në zemrat tona përgjithmonë”, ka përfunduar Kahn.