Fushë Kosova befason Llapin në Podujevë, ndeshja dramatike nuk sjell fitues në Prizren

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Fushë Kosova ka shkaktuar befasi, duke barazuar 1:1 me Llapin, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan lajmi.net. Mysafirët siguruan epërsinë të parët me golin e Statovcit në minutën e 14-të. Llapi u rikthye në fraksionin e dytë…

Sport

02/11/2023 14:59

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Fushë Kosova ka shkaktuar befasi, duke barazuar 1:1 me Llapin, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan lajmi.net.

Mysafirët siguruan epërsinë të parët me golin e Statovcit në minutën e 14-të.

Llapi u rikthye në fraksionin e dytë të lojës, duke barazuar shifrat me anë të Januzit kur po rrjedhte minuta e 59-të.

Të besuarit e trajnerit, Tahir Batatina kishin mundësi të artë të përmbysnin rezultatin në 10 minutat e fundit, sikur Hyseni të tregohej i saktë nga penalltia.

Llapi me këtë pikë mbetet në pozitën e tretë me 21 pikë, ndërkohë Fushë Kosova është e fundit me shtatë të tilla.

Ndeshje dramatike është zhvilluar në Prizren, atje ku Liria dhe Dukagjini barazuan 2:2.

“Hithat” ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Morinës në minutën e 72-të.

Pesë minuta para fundit. Tijueza barazoi shifrat për Lirinë.

Përmbysjen Lirisë ia siguroi Stafa me golin e minutës së dytë shtesë të takimit.

Megjithatë, klinasit nuk u dorëzuan dhe poashtu në kohën shtesë shënuan golin e dytë me autor, Elezajn, për t’i barazuar shifrat dhe njëherit për epilogun final.

Liria me këtë barazim ka shtatë pikë, ndërkohë Dukagjini është i gjashti me 14 pikë./Lajmi.net/