Fushatë humanitare “Diaspora për Preshevën”
Komuna e Preshevës, së bashku me organizatën GERMIN në Prishtinë dhe Fondacionin Global Shqiptar në Boston, Sh.B.A, kanë lansuar fushatën humanitare për mbledhje të fondeve nga diaspora për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në Komunën e Preshevës.
Lajme
Pjesëtarët e diasporës mund të kontribuojnë në këtë fushatë duke filluar nga e sot (E premte 24 Pril 2020) në Facbook në këtë link: https://www.facebook.com/donate/686798332119560/. Çdo kontribut mund të ndihmojë një familje më shumë. Kosto e paketës për një familje është rreth 30,00 Euro, e cila përmban produkte të mjaftueshme për një familje mesatare për një periudhë prej 10-14 ditësh.
“Fushata i bën thirrje për ndihmë Diasporës, që në këto kohë të vështira, të ndajnë sado që kanë mundësi që të ndihmojnë familjet në nevojë ne Preshevë. Fondet e mbledhura do të shkojnë për blerjen e produkteve esenciale ushqimore dhe higjienike të cilat do t’iu dorëzohen në një formë pakoje secilës familje derë-më-derë nga Komuna e Preshevës. Synimi është që të ndihmohen rreth 800 familje në nevojë në Komunën e Preshevës të cilat kanë burime të pamjaftueshme të të ardhurave gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19. Duke pasur parasysh edhe pasojat ekonomike që kjo pandemi pritet të sjellë, fushata “Diaspora për Preshevën: Ndihmo atdheun gjatë pandemisë COVID-19”, synon që të bashkëpunojë me prodhues dhe distributorë lokal në mënyrë që sado pak të ndihmohen edhe ata për të ruajtur vendet e punës dhe për ta kaluar më lehtë këtë kohë krize”, thuhet në një komunikatë. /Lajmi.net/