Fury pas fitores: Wilder do të bëhet kampion, por iu them se mbreti u kthye në fron

Tyson Fury ka dhënë komentet e tij pas fitores kundër Deontay Wilder.

Sport

23/02/2020 07:26

Fury është kampioni i ri i WBC, pas fitores kundër Deontay Wilder, të cilën e arriti me anë të një TKO në raundin e shtatë.

‘Gypsy King’ ka vlerësuar lart Wilderin, duke thënë se ai është një luftëtar me zemër të madhe, por u ka rikujtuar të gjithëve se ‘Mbreti u kthye në fron’.

“Një përgëzim për Deontay Wilder. Ai erdhi sonte, garoi dhe tregoi se ka zemër kampioni. Unë e rrëzova me një të djathtë, por ai u ngrit dhe luftoi deri në raundin e shtatë. Ka zemër kampioni dhe do të bëhet kampion përsëri” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Por, unë vetëm dua të them: Mbreti u kthye në fron” ka shtuar britaniku.

Fury tashmë ka shkuar në 30 fitore në karrierën e tij duke mos regjistruar asnjë humbje. /Lajmi.net/