Ftesa për debatin publik Kurti-Abdixhiku, ja çka mendojnë qytetarët
Qytetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me ftesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të përballen në një debat publik. Disa mendojnë se një debat i tillë nuk duhet ndodhur pasi nuk janë nivelet e njëjta, ndërsa, të tjerët thonë se dëshirojnë një ballafaqim…
Lajme
Qytetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me ftesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të përballen në një debat publik.
Disa mendojnë se një debat i tillë nuk duhet ndodhur pasi nuk janë nivelet e njëjta, ndërsa, të tjerët thonë se dëshirojnë një ballafaqim në mes të dy kandidatëve.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet fyese e denigruese, kryesisht në adres të Abdixhikut.
KosovaPress ka pyetur ndjekësit në Facebook se cili është mendimi i tyre lidhur me kërkesën e Abdixhikut për debat me Kurtin, ndërkohë, janë afër 1 mijë persona që kanë dhënë komentet e tyre prej më të ndryshmëve.
Xhezmi Dalipi thotë se Kurti nuk merret me pazargji, që ia premtuan Serbisë tokën e Kosovës.
Ndërkohë, Feri ka shkruar se burrat në shqiptari, gjithmonë janë ulur në kuvend burrash, si për hidhërime, ashtu edhe për gëzime dhe ata që nuk janë ulur, janë quajtur të burreca.
Mirvete Haliti ka shkruar se nëse do të kishte një kulture demokratike, Kurti patjetër që do të duhej të përballej me kundërshtarin e tij, por ai nuk po e ka guximin për një përballje me atë dhe po justifikohet me thashetheme.
“Në çdo shtet demokratik përballjet janë normale”.
Shefqet Krasniqi ka shkruar se demokracia e kërkon një debat publik, ku shpalosen programi, ideja dhe forca për të zhvilluar vendin, por jo debat me injoru e me kallëxuar përralla.
Edona Spahiu ka shkruar se Albini e din se ky është Isa i vogël dhe s’ka çka bisedon me të.
Rifat Ukshini ka shkruar se të gjithë liderët e partive duhet të kenë ballafaqim.
Xhavit Boja i sugjeron Abdixhikut mos të humb kohë me Kurtin, në mënyrë që t’ia mundëson që sa më lehtësisht ta pranoj humbjen, pasi njeriun e rrëzuar nuk bën ta sulmosh.
Mustaf Bllaca mendon se një Dr. me një pacient të rastit nuk shkon.
Latif Metaj ka shkruar se Albini nuk merret me pijunin e Isa Mustafës.
Flamur Asllani mendon se assesi nuk duhet të ulet Kurti në një shkallë kaq të ulët sa që të debatojë me opozite, pasi ai është shkalla më e lartë e inteligjencës.
Ismet Hajdari thotë se Abixhiku është shumë i pa pjekur, fëmijë.
Arben Fazliu ka shkrehur dëshirën për t’i parë përballë njëri-tjetrit në debat sepse të dyte janë kandidat për kryeministër të ardhshëm.
Dini Kokollari ka shkruar se Kurti nuk guxon të merret me debat sepse Lumir Abdixhiku nuk bë zhurma sikur me qen në ndonjë mal.