FSK pret drejtuesit e lartë të NATO-s dhe BE-së, theksohet bashkëpunimi dhe zhvillimi i kapaciteteve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Sean Clancy. Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje delegacionit dhe i ka njoftuar ata për zhvillimet aktuale…

Lajme

28/04/2026 12:53

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Sean Clancy.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje delegacionit dhe i ka njoftuar ata për zhvillimet aktuale brenda forcës, me theks të veçantë në angazhimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare.

Në takim është diskutuar për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit, palët kanë vlerësuar lart zhvillimin e FSK-së dhe kontributin e saj në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare, si dhe janë diskutuar fushat ku nevojitet thellim i mëtejshëm i partneritetit.

Po ashtu, është theksuar edhe roli i misionit të KFOR-it dhe ekipit NALT në mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së.

Në fund të takimit, palët janë zotuar për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit profesional dhe korrekt në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. /Lajmi.net/