Hamza: PDK në mbrojtje të Kushtetutës, Kosova u ndërtua mbi vlerat e lirisë PDK nuk lejon që këto vlera të cenohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar sërish në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Hamza ka deklaruar se sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Sipas tij përpjekja për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar sërish në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Hamza ka deklaruar se sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë.
Sipas tij përpjekja për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik.
“Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese. Ne nuk do të lejojmë që një subjekt politik ta shfrytëzojë pushtetin për të injoruar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dobësuar institucionet legjitime të vendit tonë.Veprimet e tilla ua mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një anarkie politike, e cila mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri”,deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës.
“Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit.Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij”./Lajmi.net/