Bahtiri i dërgon mesazh Abdixhikut para seancës: Nënshkrimet t’i sjellë në Kuvend, jo t’i mbajë ‘nëpër skuta’
Teksa pritet të nisë seanca e radhës e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, deputeti i VV-së Agim Bahtiri ka adresuar kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Duke folur në hollin e Kuvendit, Bahtiri i bëri thirrje Abdixhikut që nënshkrimet që i ka mbledhur t’i dorëzojë në Kuvend dhe të mos i mbajë, siç u…
Lajme
Teksa pritet të nisë seanca e radhës e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, deputeti i VV-së Agim Bahtiri ka adresuar kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Duke folur në hollin e Kuvendit, Bahtiri i bëri thirrje Abdixhikut që nënshkrimet që i ka mbledhur t’i dorëzojë në Kuvend dhe të mos i mbajë, siç u shpreh ai, “nëpër skuta”, raporton lajmi.net
“Jo me shku me nejt nëpër skuta. Edhe ato nënshkrimet që ai i ka mbledh ai shoku le t’i bjen ku duhet- në Kuvend, mos t’i mbajë nëpër skuta”, deklaroi Bahtiri./Lajmi.net/