S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje
Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në emisionin “Kosova Today”, Bugaqku tha se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. “Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka…
Lajme
Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në emisionin “Kosova Today”, Bugaqku tha se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
“Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka vendim të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në mënyrë legjitime, në mënyrë Kushtetuese, atëherë me automatizëm ne shkojmë në zgjedhje, dhe duhet nga nesër e tutje të caktohet vetëm data e zgjedhjeve, dhe ato data mund të jenë ose 31 marsi, ose 7 qershori”, u shpreh ai.