Fshati pa asnjë burrë (Video)

Njerëzit e Samburus kanë ruajtur një patriarkat të rreptë për më shumë se 500 vite në veri të Kenias, i cili ndodhet në shkretëtirë.

Fun

15/02/2017 14:17

Kjo ka ndodhur deri 25 vjet më parë, kur Rebeka Lolosoli themeloi fshatin Umoja si strehë e sigurt për gratë e rajonit, transmeton lajmi.net

Umoja do të thotë unitet, dhe toka në të cilën janë vendosur, është shndërruar në strehë matriarkale, shtëpi për gratë e Samburusë.

Prerja e organit gjenital i cili ka qenë i detyrueshëm, gjithashtu abuzimet, martesat me dhunë, kanë qenë pjesë e jetës së dhunshme të këtyre grave.

Burrat kanë pasur të drejtë të vrasin gratë e tyre kurdo që kanë dashur dhe pa bërë asnjë zë, gratë u janë bindur dëshirave të tyre, sepse gjithnjë janë konsideruar si pronë dhe asnjëherë si njeri me mish e gjak.

Ato, kanë ndërtuar vet shtëpitë dhe filluan të bëjnë një biznes për të mbijetuar. Bënin rruza dore, qafe, dhe i shisnin në rrugë. Me paratë, hapën edhe shkolla të zanatit për të mësuar vajzat e reja, që të marrin edukim sepse sipas tyre edukimi është shumë i rëndësishëm.

Këtu, gratë e gjetën pavarësinë e tyre. Dhe u bënë të njohura në të gjithë botën me anë të njerëzve që ju kushtuan kujdes jetesës.

Ato kanë problem me meshkujt në fshatrat përreth, mirëpo kohët e fundit ky problem është zvogëluar.

Shumë vajza të reja vijnë vazhdimisht në këtë fshat për shkak të jetës së vështirë dhe maltretimit. Madje, dëshirojnë që të sakrifikojnë gjithë jetën duke qëndruar të vetme se sa pa respekt.

Shikoni videon për të mësuar më shumë për këtë fshat unik. /Lajmi.net/

YouTube player