Fshati i Hënës tashmë ekziston në kontrata

Fshati i Hënës - një produkt i bashkëpunimit ndërkombëtar midis kombeve të hapësirës - tashmë ekziston në kontrata dhe mbetet një koncept i hapur, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) Jan Woerner.

Auto & Tek

22/04/2018 16:44

“Nuk është një projekt i ESA, të gjithë janë të ftuar,” tha Woerner. “Është vetëm një koncept i hapur dhe po mbledhim institucione pjesëmarrëse në të gjithë botën. Nuk është një zgjidhje për astronautët apo kozmonautët”.

Woerner shpjegoi se koncepti i hapur do të thotë që vendet ose entitetet që kërkojnë të dërgojnë rovers ose astronautë në Hënë , ose të eksplorojnë Hënën, janë të ftuar të jenë pjesë e fshatit të hënës.

“Ata të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë, kështu që [fshati i hënës] është një ombrellë për shumë aktivitete të ndryshme, por me forcat e bashkuara në mbarë botën pa ndonjë gardhe kombëtare, pa ndonjë mur kombëtare, është një koncept i hapur për të bashkëpunuar”.

Woerner vuri në dukje se fshati i hënës është në një fazë ku disa njësi po ofrojnë transport për në Hënë, të tjerë po ofrojnë një shpërndarje të energjisë në Hënë, ndërsa disa po u ofrojnë komunikime.

Woerner bëri komentet në margjinat e Simpoziumit të 34-të Hapësinor në Shtetin Amerikan të Kolorados.

Veprimtaria bashkon përfaqësuesit e agjencive hapësinore të botës, bizneset hapësinore tregtare si dhe organizatat ushtarake, të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës për të diskutuar dhe planifikuar të ardhmen e eksplorimit të hapësirës.
Woerner tha se dy marrëveshje të lidhura me fshatrat e hënës u nënshkruan gjatë këtyre ngjarjeve.
Prandaj, fshati i hënës tashmë ekziston në kontrata, shtoi Woerner. /Lajmi.net/