‘Frikësohen’ turqit: Po vjen Skënderbeu (FOTO)
Mediat turke shkruajnë për ndeshjen ndërmjet Besikatsit dhe Skënderbeut të Korçës.

Sport
Mediat turke kanë filluar të shkruajnë për ndeshjen ndërmjet Besikatsit dhe Skënderbeut të Korçës.
Skuadra e Skënderbeut ka mësuar kundërshtarët e fazës së Grupeve të Europa Leagues, ku do të jetë në të njëjtin grup me skuadrën turke Besiktas.
Mediat në Turqi i kanë kushtuar rëndësi kësaj ndeshje, jo për forcën e skuadrës, por për emrin që ka, Skënderbeu, shkruan “Express”.
Hurriyet.com.tr ka publikuar një foto të heroit Skënderbe, për të cilin thotë se do të kthehet për herë të parë në Turqi.
Po ashtu aty tregohet edhe për historinë e tij, i cili ishte i 25 vite i pamposhtur nga turqit.