Frikë te Brazili, lëndohet Marcelo
Marcelo i ka sjellë një problem Kombëtares së Brazilit.

Sport
Brazili festoi kualifikimin tutje në Botërorin 2018 si fitues i grupit.
Por, një prej konkurrentëve për titull të kampionit të botës ka një problem.
Mbrojtësi Marcelo u lëndua pas vetëm 10 minutash lojë në duelin kundër Serbisë, përcjell “lajmi.net”.
Stafi mjekësor i Brazilit është duke punuar për të mësuar shkallën e lëndimit që në rast se konfirmohet si e rëndë do të jetë një hendikep i madh për ekipin. /Lajmi.net/