Francezët dominojnë kualifikueset e Moto GP në Brno – Zarco në ‘pole-position’ para Quartararo

Mungesa e Marc Marquez u ka dhënë hapësirë emrave të tjerë në garat e Moto GP.

Sport

08/08/2020 16:14

Grand Prix i Brno do të zhvillohet nesër, kurse sot kemi parë kualifikueset për këtë garë, shkruan lajmi.net.

Sot pista u dominua nga pilotët francez, pasi në tri pozitat e para të kualifikueseve qëndruan dy francezë.

Johann Zarco i Ducati shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Fabio Quartararo, duke bërë që nesër të niset në ‘pole-position’.

Pas tij u rendit francezi tjetër, Fabio Quartararo me Yamaha, kurse në pozitën e tretë ishte Franco Morbidelli, po ashtu nga skuadra e Yamaha.

Më shumë pritej nga spanjolli Maverick Vinales, i cili sot përfundoi në pozitën e pestë.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Marc Marquez, vazhdon të mungojë pasi ka dëmtuar shpatullën në aksidentin që pësoi në garën e parë të këtij sezoni. /Lajmi.net/