Francë-Shqipëri, gruaja e Andi Lilës u frikësua shumë

Ornela Lila, bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, ishte në mesin e të gjithë shqiptarëve që u hidhëruan për humbjen e Shqipërisë me Francën dy ditë më parë në Marsejë.

Sport

17/06/2016 20:49

Por më shumë se për Kombëtaren, ajo shprehet se u shqetësua për bashkëshortin. Në një intervistë për Summer Pages, Ornela tregon momentet e para të komunikimit me të, pas humbjes së ndeshjes.

Ajo tregon se pas lojës, Andi nuk mund ta fshihte dëshpërimin për humbjen: “Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral, pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes”, u shpreh Ornela për GSH.

“Andi i ndjen shumë ndeshjet e Kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur, por ky është futbolli”, ka thënë më tej ajo.

E pyetur për goditjen që i shoqi mori në fushë”, ajo tha: “Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë, por deshi Zoti nuk ishte gjë serioze dhe kur u ngrit, mora frymë lirisht. Por shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurt që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.