Fotografitë e dyshimta për koronavirus largohen nga ueb faqja e institutit kinez
Në kohën kur Kina është në qendër të vëmendjes, si shteti prej nga ka rrjedhur koronavirusi, janë shpërndarë fotografitë që i tregojnë disa shkencëtarë kinezë, që bëjnë kërkime në lakuriqët e ngordhur, ndërsa nuk kishin mbrojtje adekuate, por vetëm maska të thjeshta.
Fun
Imazhet ku ata shfaqet derisa bëjnë hulumtime, në hapësira që nuk e plotësojnë asnjë standard të një laboratori ta zakonshëm, janë larguar sistematikisht nga ueb-faqja e institutit të virologjisë në Wuhan, transmeton Telegrafi.
Presidenti Donald Trump ka thënë se ka zyrtarët e lartë të inteligjencës, i kanë shfaqur atij dëshmi të besueshme, se kjo krizë globale e ka origjinën nga Kina.
“Ka pyetje shumë serioze, të cilave duhet t’ju përgjigjen udhëheqësit shtetërorë të Kinës”, ka thënë shkurt kryeministri Boris Johnson.
Krahas imazheve ku shihen shkencëtarët duke bërë hulumtime në laborator, shihen edhe disa hulumtues që bëjnë kërkime në një shpellë dhe në ambient të hapur.
