Fotografia e Ramos duke qeshur me Salah, ishte mashtrim

11:18 | 31 Maj 2018

Sergio Ramos shihej duke tallur Mohamed Salah, ku ky i fundit po largohej nga fusha e lojës me lot në sy.

Dëmtimi i Salah nga SergioRamos bëri zhurmë të madhe në media dhe u komentua gjatë.

Kritikat për mrbojtësit e Real Madrid, ka qënë mjaftë të ashpra jo vetëm për ndërhyrjen që bërindaj Mohamed Salah por edhe për gjestet e tij gjatë përcjelljes së Salah jashtë fushës.

Në një foto që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, Sergio Ramos shihej duke tallur Mohamed Salah, ku ky i fundit po largohej nga fusha e lojës me lot në sy.

Kjo fotografi ka irrituar shumë persona, ku edhe tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka ngurruar ta shpërndajë në profilin e tij të Facebook-ut.

Por së fundmi detaje të reja janë mësuar rreth kësaj fotoje, persona që e njohin mirë fotoshopin kanë demaskuar foton duke treguar se gjithçka ishte një montazh dhe se fotoja nuk kishte të bënte fare me finalen e Kievit.