Foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri zhvillojnë më pak probleme me sjelljen në të ardhmen

Sipas një studimi, foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri 3 muajt e parë të jetës, zhvillojnë probleme të sjelljes shumë më pak se ata që nuk janë ushqyer.

Fun

10/11/2020 11:40

Kërkuesit kanë gjurmuar efektet afatgjata të ushqimit me qumësht të gjirit, shkruan “Metro”.

Siç duket, efektet mund të vërehen gjatë moshave 3, 5, 7, 11 dhe 14  vjeç, transmeton lajmi.net.

Ata kanë zbuluar se personat që janë ushqyer për 3 ose më shumë muaj me qumësht gjiri janë shumë më pak të prirë të zhvillojë probleme me vëmendjen, probleme me formimin e shoqërive dhe ankthin shoqërorë.

Ky kërkim përfshiu të dhënat e rreth 20 mijë foshnjave të lindura mes viteve 2000 dhe 2002 në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreh 11 mijë fëmijë, prindër dhe mësues kanë kontribuar në këtë studim.

Ushqimi sa më i gjatë me qumësht gjiri është i ndërlidhur me probleme sa më të pakta në sjellje të fëmijës në të ardhmen.

Preferohet që të paktën 6 muajt e parë të jetës fëmija të ushqehet me qumësht gjiri.

Studimi nuk ka arritur akoma të zbuloi se pse fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë më pak probleme në sjellje por shpresohet se sa më shpejtë do të arrihet në një përfundim të saktë. /Lajmi.net/